Messi "tund" rrjetën, Pogba-së i merren mendtë (VIDEO)


Paul Pogba e ka nisur ndeshjen me Barcelonën, mbrëmjen e djeshme në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dhenë një pasim të mrekullueshëm për Rashfordin në sekonën e 32-të të sfidës, i cili ka goditur tranversën.

Por, në minutën e 16-të të sfidës, mesfushori francez, ishte prezent në një vrapim spektakolar të Mesit dhe në një gjuajtje mjeshtërore, që e ka tundur rrjetën.

Reagimi i Pogbasë, ka qenë epik dhe ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke u bërë viral.

Mesi dje ka qenë në një mbrëmje të mirë dhe ka dhuruar spektakël ndaj anglezëve.
Shtuar më 17/04/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori