Messi, votuesi i parë për FIFPro World XI (VIDEO)
Lionel Messi i ka dhënë startin ditën e djeshme votimeve për FIFA FIFPro World XI, e cila ka të bëjë me formacionin më të mirë të vitit në futboll dhe siç dihet tashmë votimi bëhet nga futbollistë profesionistë nga mbarë bota.

Ylli i Barcelonës, i cili është një nga kandidatët kryesorë për Top 11 e vitit, votoi dje në Ciutat Esportiva dhe sigurisht që ka votuar për veten.

"Është kënaqësi të jesh sërish i pari që voton", deklaroi Lionel Messi.

Formacioni më i mirë (4-3-3) do të zbulohet më 13 Janar 2014, në mbrëmjen gala për Topin e Artë. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori