Milan ka barazuar sonte kundër Real
Betis me rezultatin 1-1 në "Benito Villamarin", ndeshje e vlefshme për UEFA Europa League.
Pjesa e parë ishte një pjesë e baraspeshuar me vendasit që dolën më shpesh në sulm, sidomos në minutat e parë të saj.
Kështu në minutën e 12, ish lojtari i PSG, Lo Celso shënoi golin e parë për rezultat 1-0.
Pas
goli të pësuar
Milan kishte disa raste por nuk arriti që ti konkretizoi ato.
Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për mysafirët të cilët edhe kërkuan golin e barazimit.
Si rezultat i presionit të kuqezinjve erdhi deri të
goli, ku nga një ndërprerje Suso gjuan në drejtim të golit por topi nuk devijohet nga askush dhe përfundon në rrjetë.
Pas këtij barazimi Milani renditet në vendin e 3 me 7 pikë, ndërsa
Betis në vendin e 1 me 8 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018,
ora 23:00