Milan dhe
Napoli nuk habisin. Pas ndalesës së djeshme që bënë dy të mëdhatë
Juventus dhe Lazios, sot të mëdhatë e Serie A nuk kanë gabuar duke dalë me tre pikë edhe spe luanin në transferta të vështira.
Napoli kanë fituar me vuajtje në Tardini përballë Parmës dhe njeriu i ndeshjes është sërish Edinson Cavani, i cili riktheu avantazhin për miqtë dhe vulosi rezultatin 1-2.
Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi në Bergamo përballë Atalantas 0-1 me gol të të zakonshmit Stephan El Shaarawy.
Me këtë
fitore Napoli shkon-3 pikë nga
Juventus kryesues, ndërsa
Milan ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të 5, 2 më pak se Inter që luan në ora 20.45 përballë Torinos. /albeu.com/
Ja rezultatet e orës 15:00:
Atalanta 0 - 1 AC
Milan
Cagliari 1 - 1 Palermo
Catania 2 - 1 Fiorentina
Parma 1 - 2
Napoli
Sampdoria 6 - 0 Pescara
Udinese 1 - 0 Siena
Shtuar më 27/01/2013,
ora 16:56