Milan fiton me lehtësi kundër Veronas dhe kualifikohet në çerek-finale (VIDEO)

Milan ka arritur të fitojë sonte në "San Siro" kundër Veronas me shifrat e pastra 3-0.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen ku në në minutën e 23'-të kaluan në avantazh me golin e Susos.

Mbas 7-të minutash ata dyfishojnë rezultatin me mbrojtësin, Alessio Romagnoli .

Për të shënuar golin e tretë ishte sulmuesi i talentuar, Patrick Cutrone në minutën e 55'-të.

Me këtë fitore Milani kalon në çerek-finale, aty ku do të përballet me Interin në "San Siro". /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori