E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Milan gabon në start, e ndëshkon Udinese (VIDEO)
Milani luajti në transfertë me Udinesen sfidën e parë të kampionatit të ri të Serie A.

Në “Dacia Arena” ishte edhe testi i parë real për trajnerin Marco Giampaolo, i cili zyrtarisht e nis me humbje aventurën e tij në krye të kuqezinjve.

Vendësit fituan minimalisht 1-0, por që u mjaftoi për të marrë tri pikët e para në kampionat.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Becao në minutën e 72-të, pas një goditje këndi.

Milani u mundua të barazonte, por nuk kishte forcën e duhur, edhe pse në një moment pretendoi për penallti, që nuk u akordua nga gjyqtari kryesor pasi e pa në VAR momentin e dyshimtë.

Kësisoj, Milani e nis me humbje sezonin e ri, teksa duket që do ta ketë mjaft të vështirë të sigurojë një nga vendet e para të renditjes.
Shtuar më 25/08/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori