Milan gjen fitoren pas tre ndeshjeve të tmerrshme, këtë herë mposht Crotonen (VIDEO)
Milani ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Crotones në "San Siro", ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Golin e vetëm në sfidë e shënoi kapiteni, Leonardo Bonucci në minutën e 54'-të, që i dha fitoren
skuadrës së
Gattusos.
Pas kësaj fitore
Milani pozicionohet në vendin e 10-të me 28-të pikë, ndërsa Crotone në vendin e 18-të me 15-të pikë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018,
ora 16:58