Milan i falet Bacca-s, vendos 11-metërshi i kolumbianit (VIDEO)
Nga penalltia në penallti, fati është me Milanin që merr 3 pikët e radhës ndaj Sassuolos. Kuqezinjtë fitojnë në një transfertë që nisi në malore, pasi vendasit kishin mundësi për të kaluar në avantazh nga pika e bardhë në minutën 12-të.

Berardi e dërgoi topin jashtë, ndërkohë që vetëm 10 minuta më pas do të ishin kuqezinjtë që fituan 11-metërsh. Këtë herë ishte Carlos Bacca që e dërgon në fundin e rrjetës. Kjo ishte një dhuratë e bukur për Donnarumën që dje festoi 18-vjetorin./albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori