Milan mposhtet sërish, 10 gola në 3 ndeshje (VIDEO)
Pëlqej
Tri humbje radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara për Milanin në “Guinnes Cup”. Pas humbjeve 3-0 me Olympiacos dhe 5-1 me Manchenster City, në ndeshjen e fundit ka qenë Liverpool që ka dominuar ndaj kuqezinjve, duke fituar 2-0 e duke u “hakmarrë” disi për finalen e Champions-it në Athinë.

Në pjesën e parë “Ddjalli” nuk u duk fare në fushë. “Të kuqtë” bënin gjithçka të mundnin, pa u penguar aspak, teksa në minutën e 17 Essien humbet kontrollin e topit, Abbiati shpëton portën nga gjuajtja e Sterling, por nuk mund të bëjë asgjë ndaj Allen, i cili çoi topin në rrjetë.

Në minutën e 28 mund të ishte thelluar diferenca, por Abbiati pret sërish një penallti, të ekzekutuar nga Lambert. E megjithatë, ndeshja mbyllet 1 minutë para fundit të kohës së rregullt, kur pas një kundërsulmi, Coutinho fton Suso-n të godasë, i cili me të majtën e tij e dërgon sërish topin pas shpinës së Abbiati-t.

10 gola të pësuar në 3 takime për Inzaghin janë shumë, madje të Itali flitet për “alarm” ndaj trajnerit të ri të Milanit, edhe pse erdhi me bujë në krye të pankinës, pas shkarkimi të Clarence Seedorf. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 09:55
arian bantieevpg
e Hënë 4 Gusht 2014, Ora 10:04
ra faja prej fiku
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori