Milan-Roma, barazim dhe racizëm (VIDEO)
Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e fundit e javës së 37 të Serie A. Milan dhe Roma ndanë nga një një pikë në sfidën e "San Siros" ku nuk munguan as episodet anti-sportive. Për rreth 50 minuta skuadra e Massimiliano Allegrit luajti me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Muntarit në minutën e 40.

Por me fillimin e pjesës së dytë arbitri ndërpreu ndeshjen për disa minuta për shkak të koreve raciste të tifozëve të Romës ndaj Mario Balotellit. Kurse në minutat shtesë Francsco Totti u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht mungesës së golave ndeshja ka qënë e një niveli të kënaqshëm me raste në të dy portat.

Me këtë barazim Milan ruan vendin e tretë me 69 pikë, 2 më shumë se Fiorentina, ndërsa Roma në vend të 7 me 59 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori