Milan, sytë nga El Shaarawy (VIDEO)
Gjashtë gola me fanellën e kuqezinjve në këtë sezon, i vetmi që I ka shpëtuar deri në këto momente kritikave, por dhe njeriu i duhur për të nxjerrë nga kriza Milanin.

Ndaj Genoas, fatet e një skuadre do të varen shumë nga këmbët e tij, një gol i tij, i shtati në kampionat mund të sillte fitoren e Milanit, shumë e rëndësishme për të ngjitur shkallët në kampionat, mund të konfirmonte Allegrin dhe njëkohsisht mund t’i dhuronte disa ditë pushimi të paguara nga Ambrosini, që ja kishte premtuar në fillim të kampionatit në rast se arrinte kuotën e shtatë golave në kampionat përpara Krishtilindjeve. Dhe më e rëndësishme një paraqitje e mirë e tij dhe e skuadrës do të largonte fantazmat që turbullojnë ambjentin kuqezi. ndaj sulmuesi duke njohur peshën e tij në këto momente në skuadër, përpiqet të sjellë qetësi në kampin e Milanit duke nisur me një mbështetje për trajnerin Alegri.

"Të gjithë jemi me trajnerin. Kemi qënë përkrah tij që në fillim dhe do të vazhdojmë të jemi dhe në këtë moment të vështirë. E di që është e vështirë për t’u besuar por brenda dhomave të zhveshjes atmosfera është shumë e qetë. Trajneri ka besim se situatë do të ndryshojë dhe drejtuesit gjithashtu po i qëndrojnë pranë. Jam I sigurtë se do të dimë ta kapërcejmë shumë shpejt këtë moment", shprehet italo-egjiptiani.

Për një 20 vjeçar nuk është e lehtë të jetë pika e referimit të një skuadre si Milani por El Shaarawi përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë.

"Nuk është e lehtë, aq më tepër në një situatë të tillë megjithatë familjarët më qëndrojnë pranë dhe më bëjnë të kuptoj se nuk duhet të fluturoj shumë. E rëndësishme është që tani të kthehemi te fitoret dhe unë shpresoj shumë që të kontribuoj me një gol timin ndaj Xhenoas. E di se është një ndeshje thelbësore dhe jam I sigurtë se do të dimë të reagojmë", përfundon Stephan El Shaarawy. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2012, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori