Milani vazhdon të fitojë. Me apo pa
Ibrahimovic, skuadra kuqezi është e pandalshme dhe duket sikur është kthyer në një orkestër që kur mungon një instrument kryesor, të tjerët e zëvendësojnë me melodinë e tyre!
Fitore 2-0 ndaj Fiorentina, llogaritë e mbyllura që në pjesën e parë për djemtë e Stefano
Piolit, që shkojnë kështu në kuotën e 23 pikëve në 9 javë.
Nuk ishte një ndeshje e lehtë, përkundrazi, pati vështirësi në fillim, por menjëherë dominimi kuqezi dhe freskia bënë diferencën në fushë.
Pa
Ibrahimovic, Bennacer, Leao, Castillejo dhe Musaçhio (ende jashtë) djemtë e Bonera – në pritje të
Piolit – kanë treguar karakter dhe grintë.
Në fillim Romagnoli me kokë te shtylla e dytë dhe pastaj penalltia e fituar nga Saelemaekers dhe e shndërruar nga Kessie, që gaboi një 11-të metërsh tjetër.
Në pjesën e dytë Calhanoglu goditi edhe shtyllën por mjaftoi me kaq.
Milani fluturon në renditje dhe mini-arratisja ka nisur.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 17:11