Milani ngec ndaj Sassuolos, largohet nga zona Champions (VIDEO)

Milani është ndalur sonte ndaj Sassuolos me shifrat 1-1 në "San Siro", ndeshje e vlefshme për javën e 31 të Serie A.

Matteo Politano shokoi fillimisht vendasit, duke shënuar në minutën e 75'-të, por Nikola Kalinic barazoi shifrat në 1-1, i cili realizoi në minutën 86'-të.

Me 21 pikë në lojë deri në fund të edicionit, Milani tani ka mbet tetë pikë prapa zonës Champions League. Ekipi i Gattusos ka grumbulluar 52 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë.

Ndërsa Sassuolo në vendin e 14 me 30 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori