Milani përmbys Cagliarin, Crudeli studion (VIDEO)
E pamë në mesjavë se sa i mërzitur dhe i irrituar ishte nga eleminimi i Milanit në Kupë përballë Udineses, por për ti rikthyer humorin Tiziano Crudelit duhej fitoja dramatike e djeshme kundër Cagliarit. Komentatori i njohur italian mbeti i shtangur kur sardët kaluan në avantazh në minutën e 28 falë një gafe të portierit Marco Amelia, megjithatë minutat e fundit të takimit ishin ato që "çmendën" totalisht gazetarin-tifoz.

Kur Balotelli dhe Pazzini shënuan dy gola për dy minuta (87, 89) Crudelli shpërtheu në festime duke e shndërruar studion e "7Gold" në stadium. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2014, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori