Milan ka provuar shijen e humbjes për herë të parë në këtë
sezon dhe e ka bërë në mënyrën më të keqe.
Kuqezinjtë kanë marrë një leksion futbolli nga Lille në javën e tretë të Europa League, duke u mundur 3-0 në shtëpi dhe duke humbur kreun e Grupit H.
Gjërat kanë filluar të shkojnë keq për vendasit nga minuta e 22-të, kur Romagnoli ka shkaktuar një penallti, që është transformuar nga Yazici.
Mesfushori turk 23-vjeçar ka ndëshkuar dy herë të tjera milanezët në minutat 55 dhe 58.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 22:59