Milani prenoton Serginhon e ri (VIDEO)
Trajneri i Milanit Filippo Inzaghi ka drekuar me presidentin Silvio Berlusconi me qëllim bindjen e këtij të fundit që të ndërhyjë në merkaton e janarit, ose në fund të sezonit. Kuqezinjëve iu duhet një lojtar për krahun e majtë pas dëmtimeve të shumta të De Sciglio dhe Boneras dhe SuperPippo duket se e ka gjetur futbollistin e duhur.

Dje, drejtuesë të Udineses, kanë rrëfyer për MilanNews, mundësinë e një tratative për Douglas Santos, mëngjarashin brazilian, i marrë nga Atletico Mineiro.

Futbollisti i Udineses shihet si pasardhësi i denjë i Serginhos, futbollisti që ka lënë shenjë te Milani.


Udinese interesohet për një shkëmbim me El Shaarawy-n, por operacioni mund të jetë edhe më i komplikuar duke ditur faktin që Atletico Mineiro gëzon të drejtën e 3 milionë eurove nga e drejta për të shitur futbollistin.

Emrat e tjerë që po monitoron Milani janë Antonelli (Genoa) dhe Pasqual (Fiorentina). /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori