"Mini Messi", Pozo shënon në debutimin me City-n (VIDEO)
Pëlqej
Ka patur shumë fjalë të mira për yllin e ri të Manchester City Jose Angel Pozo dhe kjo e ka një arsye. Sulmuesi, me epitetin "Mini Messi", është rritur në akademinë e Real Madrid, por që më pas kaloi te "Citiziens", bëri dje debutimin në Capital One Cup përballë Sheffield Wednesday.

Ai u fut në fushë në pjesën e dytë dhe kaq pak kohë i mjaftoi që të gjente golin e parë që në debutim. Pozo realizoi golin e gjashtë në fitoren 7-0 të Manchester City.

Mbajeni mend këtë emër! /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori