Kombëtarja e Katalunjës ka barazuar 1-1 në ndeshjen e djeshme miqësore përballë kombëtares së Nigerisë. Takimi i zhvilluar në stadiumin Cornellà-El Prat i ngjante më shumë një feste se sa një sfide futbolli.
Golin për katalanasit e shënoi Sergio González që në minutën e tretë të takimit, ndërsa për afrikanët barazoi në minutën e 54 nga pika e bardhë e penalltisë Dike.
Katalunja e ka dominuar pothuajse pjesën më të madhe të takimit por përveç anës sportive ky ishte një sinjal i fortë përsa i përket pavarësisë së shumëkërkuar të kësaj pjese të Spanjës. Ndeshja është hapur nga Presidenti Gjeneral i Katalunjës, Artur Mas dhe është ndjekur nga rreth 28 mijë tifozë.
Në fushë kanë qënë edhe shumë emra të njohur të Barcelonës si: Puyol, Pique, Xavi, Tello, Jordi Alba si dhe sulmuesi i Milan, Bojan Krkiç. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013,
ora 09:42