Miqësorja e luksit Gjermani-Argjentinë mbyllet në barazim (VIDEO)



Gjermania dhe Argjentina kanë barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Sigal Iduna Park të Dortmundit.

Katër herë kampionët e Botës kaluan të parët në epërsi me golin e Gnabry në minutën e 16-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Hvartz në minutën e 22-të.

Me dy gola epërsi për Gjermaninë përfundoi pjesa e parë e këtij takimi.

Në gjysmën e dytë Argjentina u rikthye duke arritur të barazoj rezultatin.

Fillimisht Alario ngushtoi rezultatin, e më pas Ocampos barazoi atë në minutën e 85-të.
Shtuar më 09/10/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori