Momente frike në ndeshjen e Arsenalit, sulmuesi dërgohet me urgjencë në spital pa ndjenja (VIDEO)
Në minutat e para të sfidës midis
Arsenalit dhe Volvesit pati dhe momente frike.
Mbrojtësi brazilian i
Arsenalit,
David Luiz pati një përplasje në ajër kokë më kokë me sulmuesin meksikan të Volvesit, Raul
Himenez pas një ekzekutimi të një goditje këndi nga “topçinjtë” e Londrës.
Të dy mbetën të shtrirë por për
David Luiz nuk pati ndonjë problem, ndërsa
Himenez u detyrua të zëvendësohej për ti bërë vendin Fabio Silvas, pasi ai ra pa
ndjenja dhe u dërgua me urgjencë për në spital.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 21:23