Momente paniku në fushë, mbrojtësi bie pa ndjenja pas goditjes së fortë (VIDEO)
Wolves është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi një fitore të siguruar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Slovan Bratislavas.

Goli i shënuar me kokë nga Raul Jimenez në minutën e 92-të të ndeshjes ia siguroi Wolvesit fitoren me rezultat 1-0, dhe në këtë mënyrë renditen në vendin e dytë me 9 pikë të grumbulluara.

Por gjatë minutave të fundit të ndeshjes ndodhi një incident që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Jimenez tentoi të shënojë gol në mënyrë akrobatike brenda zonës së 16-metrave, por në moment gaboi duke goditur në kokë mbrojtësin, Kenan Bajric.

Mbrojtësi ra pa ndjenja në fushën e lojës por portieri i Bratislavas i erdhi në ndihmë menjëherë shokut të skuadrës duke e vendosur në një pozicion të favorshëm.
Shtuar më 08/11/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori