Momenti kur Avdiaj i "tregon vendin" lojtarit serb pasi e shau (VIDEO)
U luajt mbrëmjen e djeshme në Athinë sfida mes AEK-ut dhe Trabzonsporit, e vlefshme për "play-off’ të Europa League. Takimi u mbyll me fitoren 1-3 të turqve nga Trabzoni, madje hero i ndeshjes ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban me 3 golat e tij.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar deri në fundin e saj, madje nuk ka munguar as tensioni. Protagonist në fundin e ndeshjes është bësë sulmuesi kosovar i Trabzonsporit, Donis Avdiaj, i cili është përplasur fizikisht me lojtarin serb Ognjen Vranjes.

Ky i fundit njihet edhe si një person nacionalist dhe kjo shihet qartë edhe nga tatuzhet me çetnikë që ka në krahë. Gjithçka mes tyre u sheshua me ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë dhe gjithçka më pas vijoi normalisht.

Shtuar më 23/08/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori