Momenti kur Garcia i theu brinjët Pepe-s (VIDEO)
Reali Madrid humbet për rreth 3 javë mbrojtësin portugez Pepe, i cili u dëmtua në sfidën e kthimit në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madrid. Luzitani pësoi një dëmtim në brinjë gjatë pjesës së dytë duke i lënë vendin francezit Varane dhe sipas rezultatit të analizave, ai ka pësuar një frakturë në brinjë çka do ta detyrojë të qëndrojë për rreth 20 ditë larg fushave të blerta.

Pas kontaktit me Raul Garcian, mbrojtësi i Realit pati vështirësi të madhe në frymëmarrje duke qëndruar disa minuta në fushë. Ai u transportua menjëherë në spital ku do të qëndrojë për 48 orë nën kujdesin e mjekëve për të evituar komplikacionet e mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori