Momenti kur Ronaldo tallet keq me Florenzin dhe reagimi i ashpër i tij (VIDEO)


E provokoi në fushë, por Florenzi nuk mban inati me Ronaldon.

Gjatë ndeshjes Roma-Juventus, ku triumfuan vendasit, janë përplasur Cristiano Ronaldo dhe Florenzi.

Gjithçka ndodhi në minutën e 60-të, italiani protestoi, ndërsa ish-lojtari i Real Madridi reagoi duke i thënë “je shumë i shkurtër” për të folur.

Kjo irritoi Florenzin dhe u desh të ndërhynin shokët e skuadrave për të qetësuar situatën, derisa gjyqtari u mundua t’i qetësojë duke mos dhuruar kartonë të verdhë.

Pak minuta më vonë, Florenzi u hakmor në mënyrën më të mirë, duke shënuar për 1-0 në minutën e 79’, para se Dzeko të shënojë për 2-0 në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës tha: “Ronaldo është fitues i Topit të Artë dhe mendon se mund të thotë çfarë të dëshirojë. Por, unë gjithashtu them shumë budallallëqe në fushë dhe gjithçka mbetet aty”.
Shtuar më 13/05/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori