Monaco mund Cityn, kualifikohet në çerekfinale (Video)
Skuadra e Monacos ka shënuar fitore 3:1 ndaj Manchester Cityt, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi kështu përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë 5:3, falë golave më shumë të shënuar si mysafirë.

Golat për Monacon në këtë ndeshje i shënuan Mbappe, Fabinho dhe bakayoko, ndrësa golin e vetëm për Cityn e shënoi Sane.

Monaco bëhet skuadra e tetë që siguron kalimin në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan Real Madrid, Borussia Dortmund, Bayern Munich,Barcelona, Leicester City, Juventus dhe Atletico Madrid. /Albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori