Monchi: Nëse do të anulohej edhe goli 2 i De Jong, do ta kisha nxjerrë ekipin nga fusha (VIDEO)



Drejtori sportiv i Sevillas Monchi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për anulimin e golit të Luuk de Jongpjesën e parë të ndeshjes kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Andaluzianët kaluan në epërsi me një gol me kokë nga holandezi, mirëpo pas konsultimit të sistemit VAR, gjyqtari e anuloi golin me pretendimin se paraprakisht pati ndërhyrje të palejuar nga Nemanja Gudelj në Eder Militaon.

“Të gjithë e panë aksionin… Refuzoj ta analizoj ndeshjen taktikisht ose teknikisht, sepse ky moment është shumë vendimtar dhe është absurde ta analizosh ndeshjen nga kjo pikë e tutje”, kishte deklaruar Monchi për Movistar.

pjesën e dytë, De Jong shënoi sërish dhe ky gol u pranua, mirëpo Reali u ankua për dyshimin se Munir El Haddadi e kishte prekur topin me dorë në ndërtimin e aksionit.

“Po ta kishin anuluar atë gol, do të zbrisja në fushë dhe do ta nxirrja ekipin jashtë”, është shprehur drejtori i Sevillas.
Shtuar më 18/01/2020, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori