"Mos i paso Vinicius, është kundër nesh", Benzema reagon për herë të parë rreth skandalit (VIDEO)
Një skandal i vërtetë është publikuar nga ana e mediave franceze të cilat zbardhën një bisedë mes Benzemas dhe Mendy.

I tradhtuar nga kamerat, sulmuesi i RealitMadridit i kërkoi shokut të skuadrës, Mendy, që të mos i pasonte më Vinicus Junior.

Arsyeja? Talenti i ri nuk po luante për skuadrën dhe po shkatërronte më kot aksionet e RealitMadridit, duke kërkuar prestigjin personal.

Fjalët e Benzemas që shkuan më tej duke thënë se Vinicus po punonte kundër madrilenëve kanë bërë xhiron e botës.

Heshtjen e madhe e ka thyer një mesazh i vetë sulmuesit:

“Qentë le të lehin”. Megjithatë nuk ka asgjë më tepër sesa një adresim i tillë nga ana e Benzemas, kur kërkohet një shpjegim për të vërtetën.
Shtuar më 28/10/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori