Mou dhe Pogba nuk kanë marrëdhënie të mirë ? Ku të shikoni videon do të befasoheni (VIDEO)

Machester Untiedi fitoi ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në Ligën Premier.

Në këtë takim Paul Pogba nuk luajti për shkak të lëndimit, por skuadra e Djajve të Kuq fal taktikave të Jose Mourinhos nuk është që vërejti shumë mungesën e francezit.

Këtë sezon është folur shumë se raportet mes teknikut portugez dhe ish-yllit të Juventusit nuk janë të mira.

Aq larg kishin shkuar zërat se herë-herë ishte folur edhe për një largim të mundshëm të Pogbas nga "Old Trafford".

Por, duket se gjithë këto raporte dhe zëra i përkasin të kaluarës dhe dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Teksa Mourinho ishte duke dhënë intervistën pas ndeshjes, Pogba me një buzëqeshje në fytyrë ia ndaloi për disa sekonda dhe ia uroi fitoren ndaj Reds.

Pas kësaj fitore Man Utd rënditet në vendin e dytë me 65 pikë, pesë më shumë se Liverpoolit të vendit të tretë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori