Mourinho e pëson në "Old Trafford", portugezi dëmtohet nga lojtari (VIDEO)
Është duke u zhvilluar ndesha midis Manchester United dhe Tottenhemit në këto momente, e vlefshme për javën e 15-të në Premier Ligë.

Një ndeshje kundër së shkuarës për Murinhon, i cili rikthehet në “Old Trafford”, ku u shkarkua para një viti si kundërshtar.

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, me protagonist pikërisht teknikun portugez.

Gjatë një dy luftimi mes lojtarit të Totenhemit Uinks, dhe atij të Junajtid Daniel Xhejms, ku i fundit u rrëzua në tokë.

Gjatë rrëzimit të tij në anësore, lojtari i “Djajve të Kuq” goditi me kokë Murinhon, i cili pas goditjes së marrë ndjeu dhimbje tek këmba, ku u ndërhy edhe nga stafi mjekësor i Totenhemit.
Shtuar më 04/12/2019, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori