Mourinho shokon tifozët: Nuk duam t'i luajmë ndeshje të tilla (VIDEO)
Trajneri i Manchester United, ka befasuar të gjithë në përfundim të dneshjes ndaj Tottenham. Portugezi nuk u kënaq nga pyetjet e gazetarit dhe u largua duke e ndërprerë intervistën në mes.

“Këto janë ndeshje që ne thjesht nuk duam t’i luajmë. Unë jam i kënaqur me lojtarët, por nuk kishim zgjedhje tjetër. Nuk mund të përballojmë kaq shumë ndeshje të forta në kaq pak ditë, me kaq pak lojtarë, ndaj duhej të bëja zëvendësime. Asnjë skuadër nuk mund të luajë në dy kompeticione të mëdha me vetëm 15 lojtarë”, tha portugezi.

United luajti me 8 ndryshime në formacion nga ai i zakonshmi në sfidën e humbur dje 2-1 ndaj Tottenhamit. "Djajtë" e kanë mendjen te finalja e Europa League që do të luhet ndaj Ajaxit. /albeu.com/



Shtuar më 15/05/2017, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori