Mposht Bolognan, Juventusi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)
Pëlqej
Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Bolognas në "Stadio Renato Dall'Ara", ndeshje e vlefshme për Coppa Italia.

Allegri vendosi të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për këtë ndeshje, duke i lënë në stol yjet si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Alex Sandro, teksa Mario Mandzukic dhe Joao Cancelo munguan si pasojë e lëndimeve.

Federico Bernardeschit kaloi në epërsi bardhezinjtë pas vetëm nëntë minutave lojë. Italiani i falët gabimit trashanik të portierit Da Costa, i cili me një dalje të gabuar ia hapi portën atij për të shënuar me lehtësi.

Përkundër dominimit, Juve nuk arriti të shënojë me në pjesën e parë, derisa Bologna nuk pati asnjë goditje në portën e torinezëve.

Menjëherë në fillim të pjesës së dytë, Juve e dyfishoi epërsinë. Moise Kean realizoi në minutën e 49-të, duke e regjistruar golin e tij të parë në fanellën e kampionit në fuqi. Në minutën e 60' 18-vjeçari u zëvendësua nga Cristiano Ronaldo.

Pas kësaj fitoreje Juventusi kualifikohet në çerekfinale të Coppa Italia. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori