Mposhtet Reali (VIDEO)
Shkodran Mustafi
Valencia e Shkodran Mustafit ka mposhtur me rezultat 2-1 Mbretërit e Real Madridit ndeshjen e zhvilluar në Mestalla.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 për madrilenët. Autor ishte Cristiano Ronaldo (14’ nga penalltia).

Në pjesën e dytë, Valencia me dy golat e shënuar në minutën e 52-të dhe 65-të arriti të mposht rezultatin.

I asistuar nga Jose Gaya, Antonio Barragan e barazoi rezultatin ndërsa Nicolas Otamendi shënoi për epërsinë e Valencias.

Me këtë humbje, merr fund rekordi i fitoreve radhazi të Los Blancos, gjithsej 22.

Pas kësaj fitoreje, reali akoma mbetet lider në tbelë ndërsa Valencia është e katërta në tabelë me një pikë më shumë se Sevilla që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori