Mungesat nuk ndikojnë, PSG siguron fitoren e rradhës (VIDEO)
Paris Saint Germmain arrin të fitojë thellë në fushën e Nantes pavarësisht mungesave të shumta në formacion. Kampionët në fuqi të Francës shpërthyen në pjesën e dytë në "Stade de la Beaujoire", ku shënuan tri herë me Herreran, Mbappenë dhe Sarabian.

Pas një pjese të parë të kujdesshme, ekuilibrat në rezultat u prishën sapo nisi e dyta, me Herreran që shtyu topin në rrjetë, i shërbyer nga Mbappe. Rezultati shkoi 2-0 në minutën e 65-të, me Mbappenë që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Nantes fitoi një penallti të diskutueshme pak minuta më pas, por Bamba gaboi përballë Navasit.

PSG vulosi fitoren 3-0 me Sarabia në minutën e 88-të, pas një gabimi të rëndë të mbrojtjes.
Shtuar më 31/10/2020, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori