Munir "tremb" Barçën, mund të largohet shumë lirë (VIDEO)
Pëlqej
Pas ndeshjes së parë në La Liga për këtë sezon, në shtëpinë e Barcelonës ka plasur Munri-mania. Talenti i sektorit të të rinjve blaugrana, Munir El Haddadi, i ka bindur të gjithë me paraqitjen e tij (shënoi një prej tre golave të Barçës kundër Elches) duke tërhequr vëmëndjen e klubeve më të mëdhaja në Europë.

Sipas asaj që raporton katalanasja "Sport", sulmuesi në fjalë ka një kontratë me Barcelona B dhe një klauzolë prej vetëm 12 milionë eurosh, shifër kjo që mund ta largojë shumë lehtë nga ekipi i Luis Enriques. Për këtë arsye Barcelona po punon që të shtojë në kontratën e futbollistit një klauzolë prej 35 milionë euro për të qënë më të qetë më pas. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori