Në Peru shënohet një gol "alla" Ronaldo (VIDEO)
Gola të tillë jemi mësuar t'i shohim nga Crsitiano Ronaldo , por portugezi në sfidat e fundit i ka rralluar gjithmonë e më shumë. Një gol të ngjashëm me portugezin ka shënuar mesfushori i Cajamarcas, Benjamín Ubierna i cili luan në kampionatin peruan.

Ndeshja mes Real Garcilaso dhe Cajamarcas përfundoi 1-4 në favor të ekipit mik, ndërsa goli i Ubiernas është krahasuar me “predhat” e Cristiano Ronaldos pasi kishte një shpejtësi të madhe, aq sa është e vështirë ta dallosh në video kur shkon në rrjetë./albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori