E FUNDIT/ U bënë "tmerri" i Kamzës, policia u jep fund grupit të adoleshentëve
Nagatomo, Samurai i Interit (VIDEO)
Një Inter në format japonez triumfon në takimin e prapambetur më Genoan, duke mos zhvilluar ndoshta një ndeshje të paharruar, por duke dominuar në pjesën më të madhe kundërshtarin e duke marrë një 3 pikësh që shërben si ashensor për klasifikimin, që tashmë nuk duket më aq i frikshëm për nënkampionët e Italisë.

Zikaltërit, i falen sërish Nagatomos, që pas një goli karambolesk ndaj Fiorentinës në fundjavë, shënon një tjetër gol të pazakontë për një lojtar me përmasat e tij, teksa me një goditje me kokë mposht portierin vendas, në momentin më delikat të sfidës, kur dy skuadrat duket se nuk besonin dhe aq shumë te suksesi.

Në fakt lajmi i ditës ishte rikthimi i Forlan në stol dhe aktivizmi nga minuta e parë e Militos, me argjentinasin që konfirmon dhe njëherë tjetër se gjetja e rrugës së rrjetës për të është shndërruar në një mision të pamundur, teksa dhe përballë Genoas bën gjithçka mundet për të nxjerrë jashtë dhe topa që mjafton vetëm t’i prekësh për të përfunduar në rrjetë.

Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, konfirmohet një Inter që ka nevojë për fantazi, megjithatë në pritje të Sneijder dhe ndonjë përforcimi të mundshëm në merkaton e dimrit, ajo që ka rëndësi për momentin është marrja e pikëve. /albeu.com/


<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=ugqTsYUuFvtSwYsM" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />http://videa.hu/flvplayer.swf?v=ugqTsYUuFvtSwYsM" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />
http://videa.hu/videok/sport/sagenoa-inter-0-1-hghl-131211-a-genoa-ugqTsYUuFvtSwYsM" title="SA:Genoa-Inter 0-1 Hghl 131211">szólj hozzá: SA:Genoa-Inter 0-1 Hghl 131211
Shtuar më 14/12/2011, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori