Napoli bllokon Barcelonën (VIDEO)





Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Napolit në ndeshjen e parë, shkruan Albeu.com.

Katalanasit dominuan në përqindjen e topit, por Napoli kishte raste më të pastra në portë.

Napoli e mbylli pjesën e parë me avantazhin miniam 1-0 falë një supergoli të Mertens.

Por me fillimin e pjesës së dytë ishte Griezmann i cili barazoi shifrat përfundimare në 1-1.

Ndërsa Barcelona e mbylli këtë takim me një lojtar më pak pasi në minutën e 88 Vidal u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet në 18 mars në "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2020, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori