Napoli, finalistja e dytë e Kupës (VIDEO)
Cavani Feston
Juventus-Napoli do të jetë finalja e kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Maxarri ka fituar ndeshjen e kthimit me Sienën me rezultatin e pastër 2-0.

I ka mjaftuar pjesa e parë napolitanëve për të mbyllur gjithcka. Që në minutën e 10-të Vergasola shënon një autogol, duke zhbllokuar ndeshjen, ndërkohë që është Kavani në minutën e 30-të që shënon edhe golin e dytë i mjaftueshëm për të përmbysur humbjen 2-1 në ndeshjen e parë.

Siena u tregua e pafuqishme për të sulmuar rrezikshëm portën e De Sanktis.

Tashmë gjithcka mbetet për t’u parë për finalen e Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës më 20 maj, mes Juventusit, i cili një ditë më parë eliminoi Milanin, dhe Napolit. /albeu.com/


http://www.dailymotion.com/video/xpln7o_yyyyy-yyyyyy-2-0-yyyyy-yyyyy-yyyy-yyyyy-mediamasr-tv_sport" target="_blank">أهداف نابولي 2-0 سيينا - تعليق محمد بركات -... by http://www.dailymotion.com/MediaMasrTv" target="_blank">MediaMasrTv
Shtuar më 22/03/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori