Napoli fiton me përmbysje kundër Genoas (VIDEO)
Pëlqej
Napoli ka fituar me përmbysje kundër Genoas me rezultatin e përgjithshëm 1-2 në "Luigi Ferraris", ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Serie A.

Të parë në avantazh kaluan vendasit me golin e Kouame në minutën e 20'.

Skuadra e Carlo Ancelottit barazon rezultatinminutën e 62' me anë të Fabian Ruiz.

Përmbysja vjen në minutën e 86' pas një autogoli të Biraschi.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet në vendin e 2 me 28 pikë, ndërsa Genoa në vendin e 14 me 14 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori