Napoli i Hysajt nuk gabon, Memushaj asist në spektaklin e Pescarës (VIDEO)
Napoli vijon me ritëm të frikshëm momentin e mirë që po kalon në kampionat. Skuadra e Sarrit mposhti lehtësisht në transfertë Cheivon 1-3. Hysaj ishte në fushë për 90 minuta duke zhvilluar një lojë mjaftë të mirë.

Insigne, Hamsik dhe Zielinski ishin autorët e golave për napolitanët, ndërkohë që Meggiorini shënoi golin e flamurtit për vendasit.

Fitore të thellë arriti dhe Pescara e Zemanit, e cila ka filluar të dhurojë spektakël, pasi mposhti 5-0 Genoan. Memushaj nuk mundi të shënonte, por dha dha asist në golin e benalit./albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori