Napoli i Hysajt shkatërron Bolognan e Xhemailit (VIDEO)
Napoli e ka shkatërruar Bolognan, duke e mposhtur me rezultat 7:1.

Të dyja skuadrat luajtën me nga një lojtar më pak në fushë, pasi Callejon për Napolin e Adam Masina për Bolognan u ndëshkuan me të kuq në minutat 26’të dhe 32’të.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Mertens dhe Marek Hamsik, që shënuan nga tre gola, derisa golin tjetër e shënoi Lorenzo Insigne. Derisa golin e nderit për Bolognan e shënoi Vasilios Torosidis.

Pas kësaj fitore, Napoli ka rrëmbyer pozitën e dytë me 48 pikë të grumbulluara, një më shumë se Roma që do të përballet me Fiorentinan këtë xhiro. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori