Napoli i pamëshirshëm ndaj Torinos, Mertens "poker" golash (VIDEO)
Napoli ka rigjetur formën mjaft të mirë dhe vazhdimësinë në kampionat, teksa ka marrë një tjetër fitore ndaj Torinos në shifrat 5-3.

Skuadra e Sarrit dhuron një futboll të bukur dhe shënon shumë gola. Mungesa e Milik nuk ndihet aspak kur në fushën e lojës është Mertens. Belgu ka shënuar një "poker" personal duke u ngjitur në kuotën e 10 golave, q sa edhe Higuain.

Goli tjetër erdhi nga Chiriches, ndërkohë që për Torinon realizuan Rossetini, Belotti dhe Falque. Napoli ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë në renditje./albeu.com/

Shtuar më 18/12/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori