Napoli merr një fitore të madhe ndaj Juventusit dhe rihap kampionatin (VIDEO)

Pëlqej
Napoli ka mposhtur sonte Juventusin në "Allianz Stadium" me rezultatin minimal 0-1 me golin e Kalidou Koulibaly që realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme me lojën e tyre gjatë 90 minutave, por Torinezët u çarmtosën në fund, duke pësuar gol në minutën e 90’ pas një goditje nga këndi.

Ishte mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly ai që shënoi për napolitanët për të marrë pikët e plota në këtë super sfidë.

Me këtë fitore, Napoli i është afruar Juventusit në vetëm një pikë, 83 me 84, që do të thotë se është rihapur seriozisht gara për titull pasi deri në fund të edicionit, Juve do të luajë dy ndeshje shumë të vështira, me Interin dhe Romën. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori