Napoli mposht Parmën në ndeshjen e parë të sezonit (VIDEO)
Napoli e ka nisur sezonin e ri me fitore.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka mposhtur Parman në udhëtim me rezultatin 0:2.

Epërsinë për napolitanët e fitoi Dries Mertens, atëherë kur luhej minuta e 63’ e takimit.

Kjo epërsi u dyfishua nga goli i Lorenzo Insigne, i cili erdhi në minutën e 77’.

Në këtë ndeshje minuta nuk pati për qendërmbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, pasi Gattuso startoi me Koulibaly-Manolas në mbrojtje.

Napoli kështu numëron tri pikët e para, kurse Parma e nis me humbje.
Shtuar më 20/09/2020, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori