Napoli nuk fal, mposht në shtëpi Sassuolon (VIDEO)
Napoli ka mposhtur sot Sassuolon me rezultatin e përgjithshëm 2-0 në "San Paolo", ndeshje e vlefshme për javën e 8 të Serie A.

Elseid Hysaj ka qenë protagonist në fitoren e Napolit, teksa ka asistuar për golin e dytë të shënuar nga Lorenzo Insigne në minutën e 72'.

Shkodrani u aktivizua si mbrojtës i majtë në paraqitjen e sotme, teksa ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. Golin e parë për skuadrën e Ancelottit e shënoi Ounas në minutën e 3'.

Me fitoren e sotme skuadra e kaltër u ngjit në kuotën e 18 pikëve. 6 më pak se Juventusi kryesues. Sfidën e radhës Napoli do ta zhvillojë në transfertë ndaj Udineses.
Shtuar më 07/10/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori