Napoli nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e AZ
Alkmaar, në javën e pestë të Grupit F të Europa League.
Gjithçka ka nisur mirë për italianët, me Dries Mertens që ka zhbllokuar takimin pas vetëm gjashtë minutash.
Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 54-t me një gol me thembër të Martis Ind-it.
Holandezët kanë patur një mundësi të artë për ta përmbysur ndeshjen katër minuta më vonë pas penalltisë së akorduar nga arbitri
francez Buquet.
Te pika e bardhë është paraqitur Koopmeiners, por gjuajtja e tij është ndalur nga një pritje e mrekullueshme e Ospina-s.
Napoli mbetet në vendin e parë me 10 pikë, i ndjekur nga Sociedad dhe
Alkmaar me nga 8 pikë. Grupi mbyllet nga Rijeka me 1 pikë.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 22:58