Napoli për turp, mposhtet dhe nga Fiorentina (VIDEO)


Skuadra e Napolit duket se nuk po arrin të dalë nga kriza dhe as ndërrimi i trajnerit nuk i ka bërë punë. Nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos, ekipi ka pësuar sot humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe duket se ka humbur përfundimisht trenin e skuadrave që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Disfata e radhës erdhi mes shumë kontestimesh në shtëpi përballë Fiorentinës, në një ndeshje ku Elseid Hysaj ishte përsëri titullar, këtë herë në krahun e majtë të prapavijës. Paraqitja e Napolit ishte shumë e dobët, sidomos pasi pësoi golin e parë nga Fiorentinaminutën e 26, me Kiezën që mposhti me një goditje të kalibruar Ospinan.

Ne pjesën e dytë mungoi reagimi që pritej dhe në pjesën më të madhe të kohës tifozët vërshëllyen lojtarët e tyre. Goli i Vlahoviç në minutën e 74-t i vuri vulën fitores së Fiorentinës e cila arriti pikërisht Napolin në renditje në të njëjtën kuotë pikësh, ndërsa skuadrat ndajnë vendin e 12 dhe 13 në renditjen e Serisë A.
Shtuar më 18/01/2020, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori