Napoli ka përmbysur epërsinë e Hellas Veronas duke fituar me rezultat 6-2 në San Paolo.
Emil Hallfredsson shënoi për mysafirët që në minutën e parë, derisa Marek Hamsik barazoi në fund të gjysmës së parë (44’).
Hamsik i kaloi në epërsi napolitanët në pjesën e dytë (58’), mirëpo Nicolas Lopez e barazoi rezultatin (67’).
Megjithatë, het-triku i Gonzalo Higuain (68’, 84’ dhe 90’) dhe goli i Jose Maria Callejon (76’) e fundosën Veronan.
Shtuar më 26/10/2014,
ora 20:00