Ndalet Barcelona, Las Palmas i vjedh një pikë të rëndësishme katalanasve (VIDEO)

Las Palmas ka arritur të ndalë skuadrën e Barcelonë me një barazim 1-1 " Estadio de Gran Canaria", ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit spanjoll.

Ata që kaluan në avantazh ishin Blaugraasit që Leo Messi shëni një super gol nga goditja e dënimit për t'i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Por në fillim të pjesës së dytë Las Palmasi fiton një penallti pas një topi të prekur me dorë nga Lucas Digne.

Nga pika e bardhë e penalltisë shënoi argjentinasi Jonathan Calleri në minutën e 48'-të.

Pas këtij barazimi Barcelona renditet e para me 66 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid, ndërsa Las Palmas në vendin e 18 me 20 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori