Ndalet Bayerni, Schalke barazon me 9 lojtarë (VIDEO)


Pëlqej
Gjërat nuk po shkojnë siç duhet te Bayern Munchen. Pas fitores së vuajtur në mesjavë përballë Manchester City-t kampionët e Gjermanisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Hamburgut, e vlefshme për javën e katërt të Bundesligës.

Bavarezët, pavarësisht rasteve të krijuara nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.

me këtë rezultat Bayern Munchen qëndron përkohësisht në krye me 8 pikë, po aq sa edhe Paderborn dhe Hoffenheim, ndërsa ekipi i Valon Behramit është në vend të parafundit me vetëm 2 pikë.

Ndeshje shumë emocionuese edhe ajo mes Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt. Vendasit mundën të barazonin pas disavantazhit të dy golave, por më pas e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas kartonave të kuq të Boateng dhe Draxler. /albeu.com/

Augsburg 4 - 2 Werder Bremen
Hamburger SV 0 - 0 Bayern Munich
Paderborn 2 - 0 Hannover 96
Schalke 04 2 - 2 Eintracht Frankfurt
VfB Stuttgart 0 - 2 Hoffenheim

Shtuar më 20/09/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori